Monday, November 23, 2026
HomeLajmeMaska kulturore e propagandës ruse: aralele propagandistike mes luftës në Ukrainë dhe...

Maska kulturore e propagandës ruse: aralele propagandistike mes luftës në Ukrainë dhe viteve ’90 në Kosovë

Dikur shquhej per aktivitet kulturor dhe arsimor, por tani diplomat ruse ia kane shtuar edhe nje aktivitet tjeter “Shtepia kultures ruse” ate politike dhe propagandistike. Gjate dites se sotme u zhvillua një takim iRodion Miroshnik , Ambasador për Detyra të Veçanta të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, dhe një diskutim ekspertësh mbi shkeljet e së drejtës ndërkombëtare humanitare në kushtet e konfliktit të armatosur. Aty zyrtarë rusë dhe përfaqësues të organizatave pro-ruse në Serbi diskutuan mbi luftën në Ukrainë dhe ndërthurën narrativën e saj me ngjarjet e viteve 1990 në Kosovë e Serbi. Diskutimi u përqendrua te pretendimet për krime lufte nga ana e Ukrainës dhe akuzat ndaj Perëndimit për standarde të dyfishta, duke reflektuar qëndrimet zyrtare të Moskës. Ne hapje te takimit ambasadori i Federatës Ruse në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko tha: “Popullsia e Donbasit dhe Novorossijës, përballë terrorit të regjimit të Kievit, ushtroi të drejtën e vetëvendosjes në përputhje të plotë me Kartën e Kombeve të Bashkuara, ndryshe nga Kosova , ku autoritetet jugosllave siguruan “respektimin e të drejtave të pakicës kombëtare shqiptare”.Dhe kjo narative dhe propagand shperfaqet lakuriq nga vete pjesëmarrësit ekspertë ushtarak, veteranë të shquar, si dhe përfaqësues të organizatave patriotike, veteranësh dhe shoqërore – Vëllazëria Serbe-Ruse, Lëvizja e Parë për Serbinë, Qendra Serbe-Ruse “Mayak”, Shoqata e Veteranëve të Njësive Speciale të Policisë (PJP), Shoqëria Historike Ruse në Serbi, OJQ-ja serbe “Raguza Hub”, Vëllazëria Luftarake në Serbi dhe Këshilli Koordinues i Organizatave të Bashkatdhetarëve Rusë në Serbi (KSORS). me një fjalë njerëz që në një mënyrë direkte apo indirekte kanë qenë pjesëmarrës të luftës që ka nxitur Serbia në ish Jugosllavi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram