Friday, July 10, 2026
HomeLajmeKosovëSindikatat e RTK-së paralajmërojnë protestë të hënën nëse nuk dalin pagat

Sindikatat e RTK-së paralajmërojnë protestë të hënën nëse nuk dalin pagat

Federata Sindikale e RTK-së dhe SPERTK kanë paralajmëruar se nëse pagat nuk dalin gjatë ditës së sotme, nga dita e hënë do të fillojnë me protesta, duke shtuar se ka përfunduar çdo mundësi për pritje.

Pas takimit urgjent të zhvilluar me ushtruesen e detyrës së drejtoreshës së përgjithshme të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), Zana Spahiu u kërkua alokimi i menjëhershëm i mjeteve.

Sindikatat kanë ftuar të gjithë punëtorët që të bashkohen në protestë para objektit të televizionit, derisa theksojnë se paga nuk është privilegj, por është një e drejtë elementare dhe ligjore që po u mohohet punëtorëve të RTK-së.

Përveç bllokimit të procesit të punës, Federata Sindikale e RTK-së dhe SPERTK nga e hëna do të kërkojnë llogaridhënie të plotë ligjore dhe morale. Kjo papërgjegjshmëri sipas tyre, është duke u përsëritur, ndonëse ligji i obligon edhe Bordin edhe Menaxhmentin të sigurojnë funksionim normal të RTK-së.

Një ditë më parë, Bordi dhe Menaxhmenti i RTK-së kanë thënë se kjo situatë nuk ka ardhur si pasojë e mosveprimit të Menaxhmentit apo Bordit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram