Friday, July 10, 2026
HomeLajmeKosovëAmbasada e SHBA-së falënderon Filharmoninë për koncertin `Americana`

Ambasada e SHBA-së falënderon Filharmoninë për koncertin `Americana`

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka shprehur mirënjohjen për orkestrën e Filharmonisë së Kosovës dhe të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e koncertit “Americana”, i mbajtur të mërkurën mbrëmë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-së e cilësoi mbrëmjen si një festë të veçantë të muzikës, kulturës dhe miqësisë, në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Çfarë performance që shijuam! Falënderime të përzemërta për Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës për interpretimin e jashtëzakonshëm dhe për të gjithë ata që e bënë ‘Americana’ një mbrëmje kaq të paharrueshme, duke festuar 250-vjetorin e Amerikës dhe partneritetin tonë të qëndrueshëm. Një mbrëmje vërtet e paharrueshme me muzikë, kulturë dhe miqësi!”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Koncerti “Americana”, i dirigjuar nga maestro Toshio Yanagisawa, solli para publikut vepra të njohura të kompozitorëve amerikanë, si George Gershwin dhe Leonard Bernstein, duke mbledhur qindra qytetarë në qendër të Prishtinës për një mbrëmje festive kushtuar lidhjeve të forta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram