Sunday, July 12, 2026
HomeLajmeKosovëHaxhiu uron Orkestrën `Amadeus` për suksesin në Pragë

Haxhiu uron Orkestrën `Amadeus` për suksesin në Pragë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka uruar Orkestrën e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” pas suksesit të arritur në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” në Pragë.

Orkestra kosovare është kthyer nga ky festival me Medaljen e Artë dhe katër çmime të tjera, duke u vlerësuar për performancën e saj të shkëlqyer.

Krahas çmimit të parë, Elton Syla është vlerësuar si violinist solist, ndërsa Princ Fanaj si violinisti më entuziast. Po ashtu, Orkestra “Amadeus” ka fituar edhe çmimin e publikut.

Haxhiu ka përgëzuar të rinjtë e orkestrës dhe gjithë ekipin, duke theksuar se ky sukses paraqet një përfaqësim dinjitoz të Republikës së Kosovës në skenën ndërkombëtare.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram