Wednesday, July 15, 2026
HomeLajmeKosovëTentoi t’i vriste katër persona në një lokal në Deçan, ngrihet aktakuzë

Tentoi t’i vriste katër persona në një lokal në Deçan, ngrihet aktakuzë

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet I.Z., nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” në tentativë dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më 13 janar 2026, rreth orës 00:15, në një lokal në komunën e Deçanit. Prokuroria thotë se i pandehuri, i motivuar nga përkatësia kombëtare e të dëmtuarve, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri me qëllim të privimit nga jeta të katër personave.

Si pasojë e të shtënave, tre persona janë plagosur. Dy prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa njëri lëndime të lehta. Personi i katërt ka arritur t’i shmanget sulmit pa u lënduar.

Sipas Prokurorisë, arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale mbahej pa autorizim ligjor. Gjatë arrestimit dhe kontrollit janë sekuestruar arma e zjarrit dhe municioni.

Prokurori i Shtetit i ka propozuar gjykatës që, pas zhvillimit të procesit gjyqësor dhe administrimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet në përputhje me ligjin.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram