KRU “Prishtina” përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ekipet e mirëmbajtjes do të jenë të angazhuara gjatë ditës së sotme në disa lokacione të kryeqytetit, me qëllim të garantimit të shërbimeve sa më cilësore dhe mirëmbajtjes së vazhdueshme të rrjetit të ujësjellësit.
Sipas KRU “Prishtina” ndërhyrjet e planifikuara do të zhvillohen në këto rrugë:
Rr. Shaqir Igrishta, Rr. Dëshmorët e Marevcit, Rr. Ismajl Dumoshi, Rr. Xhevat Berisha, Rr. Llapit Rr. Mehmet Beci, Rr. Imzot Nikprelaj, Rr. Rifat Mziu, Rr. Malush Kosova.
“Këto punime janë pjesë e aktiviteteve të rregullta të mirëmbajtjes së infrastrukturës së rrjetit, me synim rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së furnizimit me ujë për konsumatorët. KRU ‘Prishtina’ falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të këtyre ndërhyrjeve, duke mbetur e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të qëndrueshme për të gjithë konsumatorët’, thuhet tutje në njoftim.

