Wednesday, September 9, 2026
HomeLajmeKosovëHaxhiu ngushëllon familjet e tre viktimave nga Vushtrria

Haxhiu ngushëllon familjet e tre viktimave nga Vushtrria

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shprehur ngushëllime për humbjen tragjike të jetës së tre qytetarëve nga Vushtrria, të cilët vdiqën në aksidentin pranë Bllacës.

Haxhiu theksoi se e ka pikëlluar thellë lajmi për vdekjen e Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit.

Tutje ajo u shpreh ngushëllime familjeve Tërnava dhe Shabani, të afërmve dhe miqve të viktimave, duke thënë se ndan dhimbjen me ta në këto momente të rënda.

“Udhëtimi i tyre drejt shtëpisë u ndërpre vetëm pak kilometra larg Kosovës, duke lënë pas dhimbje të madhe për familjet dhe të gjithë ata që i njohën. Në këto çaste të rënda, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve Tërnava dhe Shabani, të afërmve dhe miqve të tyre. Jemi pranë jush dhe ndajmë dhimbjen tuaj. U prehshin në paqe”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram