Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi të hënën në fshatin Shushicë të Istogut.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për RTKLive se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes e vdekja e një tjetri është konstatuar në Spitalin Rajonal të Pejës.
Në aksident kanë marrë lëndime tre persona tjerë. “Sot rreth orës 15:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Shushicë të Istogut. Në aksident janë të përfshira dy vetura. Mjeku kujdestar i QKMF-së e ka konstatuar vdekjen e një personi në vendin e ngjarjes. Ndërkaq njëri nga katër të lënduar ka mbërri pa shenja jetë gjatë rrugës për në Spitalin Rajonal të Pejës”, tha Gashi.

