Një shtetas serb është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës, pasi dyshohet se u ka ofruar para zyrtarëve policorë gjatë kontrollit të kamionit dhe dokumentacionit.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 20 korrik 2026, rreth orës 22:10.
“I njëjti është ndaluar menjëherë, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. Rasti është iniciuar si “Dhënie e ryshfetit”.

