Friday, July 24, 2026
HomeLajmeKosovëKomandanti i KFOR-it: NATO do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë

Komandanti i KFOR-it: NATO do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Oezkan Ulutash, pas takimit të zhvilluar në Beograd me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq, ka deklaruar se NATO do të optimizojë gradualisht praninë e KFOR-it në Kosovë gjatë vitit të ardhshëm, në përputhje me situatën e sigurisë në terren.

Ai theksoi se ky proces do të realizohet hap pas hapi dhe mund të ndryshohet nëse rrethanat e sigurisë e kërkojnë një gjë të tillë.

“Si rezultat i përmirësimit të vazhdueshëm të situatës së sigurisë në Kosovë, NATO do të optimizojë praninë e KFOR-it dhe do të përshtatë gradualisht numrin aktual të trupave. Ky proces mund të përmbyset nëse situata e sigurisë e kërkon”, thuhet në njoftim.

Komandanti rikujtoi se në vitin 2023 KFOR-i shtoi mbi 1.000 trupa për t’iu përgjigjur përkeqësimit të situatës së sigurisë, duke theksuar se misioni mbetet i gatshëm të reagojë sa herë që është e nevojshme.

Ai nënvizoi se KFOR-i, prej më shumë se 25 vitesh, vazhdon të zbatojë mandatin e tij të Kombeve të Bashkuara për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Komandanti i KFOR-it ritheksoi se misioni mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj mandatit të tij dhe do të vazhdojë të mbështesë edhe dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke e cilësuar atë si kornizën kryesore për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe respektimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve në Kosovë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram