Wednesday, November 11, 2026
HomeLajmeKosovëHolanda konfirmon gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën

Holanda konfirmon gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën

Mbreti i Holandës, Willem-Alexander, i ka dërguar një letër urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, me rastin e marrjes së detyrës.

Në letrën e tij, Mbreti Willem-Alexander ka shprehur besimin se marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Holandës do të vazhdojnë të thellohen dhe të zhvillohen në interes të të dy popujve.

Ai gjithashtu ka theksuar gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve.

Në përfundim të letrës, Mbreti i Holandës i ka uruar Presidentes Shiroka Pula suksese në ushtrimin e detyrës dhe në përmbushjen e përgjegjësive të saj shtetërore.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram