Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vend, sipas parashikimit, në disa zona priten reshje lokale shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht gjatë orëve të pasdites.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9°C deri në 13°C, ndërsa ato maksimale nga 19°C deri në 24°C.
Era do të fryjë nga veriu dhe veriperëndimi, me intensitet të lehtë deri mesatar, me shpejtësi prej 2 deri në 8 metra në sekondë.

