Friday, July 24, 2026
HomeLajmeKosovëNis rrënimi i shtëpisë së shembur në rrugën ‘A’ në Prishtinë

Nis rrënimi i shtëpisë së shembur në rrugën ‘A’ në Prishtinë

Ka nisur rrënimi i shtëpisë që kishte nisur të shembej në rrugën “A” në Prishtinë.

Pronari i kësaj shtëpie kishte rezistuar të martën duke qëndruar brenda shtëpisë, në mënyrë që të ndalte rrënimin nga autoritetet.

Dje reagoi i pari i kryeqytetit, Përparim Rama duke thënë se shtëpia ishte ndërtuar pa leje dhe në pronë komunale.

“Sqarim për qytetarët, Shtëpia në Rrugën A: është ndërtuar pa leje; ndodhet në pronë komunale”, ka shkruar ai në facebook.

Rama ka thënë se, sipas tij, evakuimi i familjeve që banonin në këto objekte është bërë para 2 vitesh, për shkak të punimeve në “Rrugën A” dhe rrezikut të rrëshqitjes së dheut.

“Edhe pse këto objektet kanë qenë të ndërtuara pa leje në pronë komunale, Kryeqyteti ka paguar dhe vazhdon të paguaj shpenzimet e qirasë për familjet e evakuuara. Lusim personin në fjalë që të mos rrezikojë jetën e tij dhe të ekipeve tona duke hyrë në këtë zonë, e cila mbetet e rrezikshme për shkak të punimeve dhe është pronë komunale”, vazhdon Rama.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram