Në një organizim të veçantë të Qendrës Muzeu i Fjalës “Lefter Çipa”, me mbështetjen e Bashkisë Himarë dhe nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë, zotit Vangjel Tavo, do të zhvillohet një ditë dedikuar historisë dhe vlerave të Grupit të Pilurit.
Moderator i kësaj ceremonie nostalgjike dhe kulturore do të jetë Aleksandër Çipa.
Kjo ditë është një moment homazhi, krenarie, kulture dhe argëtimi, ku do të kujtojmë themeluesin dhe udhëheqësin artistik të grupit, poetin Lefter Çipa, Nderi i Kombit, duke përkujtuar rëndësinë e trashëgimisë që ai na la.
Ejani të përjetojmë së bashku këtë event të veçantë, duke nderuar një nga figurat më të shquara të artit dhe kulturës sonë!
Qendra Muzeu i Fjalës

