Saturday, July 25, 2026
HomeLajmeKosovëIKSHPK: PrEP ul deri në 99% rrezikun e infektimit me HIV

IKSHPK: PrEP ul deri në 99% rrezikun e infektimit me HIV

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje për rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me profilaksën para ekspozimit (PrEP), duke e cilësuar atë si një nga metodat më efektive për parandalimin e infektimit me HIV.

Sipas IKSHPK-së, PrEP është e dedikuar për personat që janë HIV negativë, por që kanë rrezik të shtuar për ekspozim ndaj virusit.

“Kur merret sipas udhëzimeve të profesionistëve shëndetësorë, PrEP mund të zvogëlojë rrezikun e infektimit me HIV përmes kontaktit seksual deri në 99%”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Instituti u bëri thirrje qytetarëve të informohen dhe të kujdesen për shëndetin e tyre, duke theksuar rëndësinë e masave parandaluese në luftën kundër HIV-it.

“Informohu. Mbrohu. Kujdesu për shëndetin tënd!”, apelon IKSHPK.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram