Saturday, July 25, 2026
HomeLajmeBotëNjë praktikante në NATO arrestohet me dyshimin për spiunazh

Një praktikante në NATO arrestohet me dyshimin për spiunazh

 Një shtetase kanadeze me origjinë kineze, praktikante në NATO, u arrestua të enjten nga Policia Federale Gjyqësore belge me dyshimin për spiunazh në emër të një vendi të tretë, njoftoi sot Zyra e Prokurorit Federal Belg.

Praktikantja punonte në Selinë Strategjike të Fuqive Aleate të NATO-s për Evropën (SHAPE) në Mons.

“Ajo dyshohet për spiunazh në emër të një vendi të tretë dhe për pjesëmarrje në një organizatë kriminale”, deklaroi Zyra e Prokurorit Federal në një njoftim për shtyp.

“E dyshuara kishte tërhequr vëmendjen e shërbimeve të sigurisë të SHAPE, të cilat e raportuan çështjen në Shërbimin e Përgjithshëm të Inteligjencës dhe Sigurisë (SGRS)”, vazhdoi zyra e prokurorit, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi natyrën e veprave të dyshuara.

Pas marrjes në pyetje të çështjes, zyra e prokurorit publik ia besoi hetimin Policisë Federale Gjyqësore në Charleroi, e cila kreu kërkime të enjten në shtëpinë dhe vendin e punës së të dyshuarës.

Gjyqtari hetues më pas e vendosi dje të dyshuarën nën arrest./ATSH

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram