Një person ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rryma elektrike në Prizren.
Sipas njoftimit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, rasti ka ndodhur më 28.02.2026 rreth orës 22:00. Raportohet se viktima mashkull/kosovar, derisa ka qenë duke punuar në një shtyllë elektrike, është goditur nga rryma dhe si pasojë është rrëzuar në tokë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe ekipi i urgjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

