Wednesday, August 5, 2026
HomeLajmeKosovëPolicia heton vdekjen e një personi që u gjet në bodrumin e...

Policia heton vdekjen e një personi që u gjet në bodrumin e një ndërtese

Një person ka humbur jetën të dielën në mbrëmje në Pejë, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes.

Sipas raportit policor, rreth orës 20:33, një qytetar ka njoftuar Policinë se në bodrumin e një ndërtese kishte parë një burrë të shtrirë, i cili ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, i cili e ka transportuar viktimën në Spitalin e Pejës. megjithatë, me të arritur në Spitalin e Pejë është konstatuar se viktima ishte pa shenja jete”, thuhet në raport..

Me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Policia ka bërë të ditur se rasti mbetet nën hetime për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e vdekjes.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram