Wednesday, August 5, 2026
HomeLajmeKosovëI maskuari tenton grabitjen, hap zjarr ndaj veturës me tre persona

I maskuari tenton grabitjen, hap zjarr ndaj veturës me tre persona

Një rast i cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë” është shenuar të dielën në mbrëmje në Rahovec, pasi një person i maskuar dhe i armatosur dyshohet se ka tentuar të grabisë tre persona, e më pas ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tyre.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10, kur tre burra po lëviznin me veturë dhe kanë vërejtur një pengesë në rrugë. Pasi kanë ndaluar dhe kanë zbritur për ta larguar pengesën, janë përballur me një person të maskuar, i cili, i armatosur me një armë të gjatë, i ka kërcënuar dhe u ka kërkuar para.

“Viktimat kanë refuzuar dhe kanë hyrë në veturë dhe pasi kanë filluar lëvizjen,  në drejtim të veturës së tyre i dyshuari ka shtënë me armë ku e ka qëlluar veturën  duke goditur rrotën e pasme”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe në konsultim me prokurorin është inicuar rasti “Vrasje e rëndë në tentativë”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram