By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Varka me vela me Gretën dhe aktivistët mbërriti në Izrael
June 9, 2025
Protestuesit sulmojnë Kullën Trump, 24 të arrestuar
June 9, 2025
Digjet shtëpia në Talinoc të Muhaxherëve, lëndohet një zjarrfikës
June 9, 2025
Serbia paraburgos një muaj ish-policin kosovar
June 9, 2025
Serbia po synon ripushtimin ose ndarjen e Kosovës
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aktakuzë kundër tre personave për mashtrim e legalizim i përmbajtjes së rreme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Aktakuzë kundër tre personave për mashtrim e legalizim i përmbajtjes së rreme
Lajme

Aktakuzë kundër tre personave për mashtrim e legalizim i përmbajtjes së rreme

Kosova Times
Last updated: 2023/01/11 at 1:12 PM
Kosova Times Published January 11, 2023
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.C., për shkak të veprave penale “Mashtrimi” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, sipas KPRK-së, si dhe ndaj të pandehurve A.B. dhe V.L., për shkak të veprës penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, nga neni 395 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.C., nga viti 2018 e deri më 27 janar 2022, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore është prezantuar rrejshëm dhe i ka fshehur faktet duke falsifikuar autorizimin, me të cilin e ka autorizuar avokaten tani të ndjerën T.Q., për të lidhur kontrata mbi shitblerjen e paluajtshmërisë, si dhe duke e vënë në lajthim noterin S.B., ashtu që i ka nxitur disa të dëmtuar të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre dhe të njëjtëve ua ka prezantuar një pronë në lagjen Matiçan si të tijën, duke ua shitur në vlerë prej 7 mijë euro për një ari dhe në vitin 2018 ka marrë nga të dëmtuarit shuma prej 65 mijë euro, 30 mijë euro dhe prej të dëmtuarit tjetër shumën prej 4 mijë e 50 euro, në emër të kaparit.

Gjithashtu, i pandehuri i lartcekur ka falsifikuar dokumentin publik (pasaportën e vëllait të tij), duke e hequr fotografinë e këtij të fundit dhe vendosur fotografinë e tij, me të dhënat personale të vëllait, ashtu që me këtë e ka vënë në lajthim noteren M.K., për të legalizuar një çështje të pavërtetë që mund të shërbej si provë në procedurë ligjore, ku me pasaportën e falsifikuar ka autorizuar vetveten për shitblerjen e njësisë kadastrale në Matiçan.

Ndërkaq, i pandehuri A.B., më 15 nëntor 2021, në Prishtinë, në zyrën e noteres M.K., me dashje të njëjtën e vënë në lajthim, me qëllim që të vërtetojë një çështje të pavërtetë, e cila është e paraparë për të shërbyer si provë në një çështje ligjore, ashtu që me letërnjoftimin e falsifikuar nga i pandehuri E.C., ky i fundit e ka nënshkruar dhe noterizuar autorizimin për përfaqësim, ndërsa i pandehuri V.L., më 20 janar 2022, në Prishtinë, në zyrën e noterit S.B., me dashje të njëjtin e ka vënë në lajthim me qëllim që të vërtetojë një çështje të pavërtetë, e cila është paraparë për të shërbyer si provë në një çështje ligjore, ashtu që me pasaportën e falsifikuar ka nënshkruar dhe noterizuar autorizimin, me të cilin e ka autorizuar avokaten tani të ndjerën T.Q., për të lidhur kontratat mbi shitblerjet e paluajtshmërive. 

Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila iu vihen në barrë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Digjet shtëpia në Talinoc të Muhaxherëve, lëndohet një zjarrfikës

Serbia paraburgos një muaj ish-policin kosovar

Barduani viziton Batalionin e Inteligjencës së KFOR-it

Zafir Berisha ndahet nga NISMA

OVL e UÇK-së letër Osmanit: A është zgjatur mandati i EULEX-it?

Kosova Times January 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Marrëveshja për luftën në Ukrainë daton që nga 1989! Një serb pretendon se e di se si do të përfundojë sepse ai lexoi dokumentin! në të është shkruar fati i Serbisë!

Kosova Times Kosova Times October 15, 2022
Sot nis Kupa e Kombeve të Afrikës, Maroku vlerësohet favorit
Zelensky i ka hequr shtetësinë ukrainase Medvedchuk
Orban: NATO çdo javë po i afrohet luftës
Asllani e Ajeti mezi e presin Evropianin: Shkojmë për të bërë më të mirën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?