Friday, August 7, 2026
HomeLajmeKosovëKapet me revole me gaz në valixhe në Aeroportin e Prishtinës

Kapet me revole me gaz në valixhe në Aeroportin e Prishtinës

Një person është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” pasi gjatë kontrollit në valixhen e tij është gjetur një armë.

Rasti ka ndodhur më 6 gusht, rreth orës 01:20. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari, shtetas kosovar, është ndaluar pasi gjatë kontrollit të valixhes së tij është gjetur dhe konfiskuar një revole me gaz, pa fishekë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me arsyen e mbajtjes së armës apo destinacionin e udhëtimit të personit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram