Sunday, August 9, 2026
HomeLajmeKosovëHamza i përgjigjet Kurtit: Qëndrojmë në opozitë

Hamza i përgjigjet Kurtit: Qëndrojmë në opozitë

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se nuk do t’i bashkohet një marrëveshjeje politike për krijimin e institucioneve të reja, duke theksuar se do të vazhdojë të ushtrojë përgjegjësinë e saj në opozitë.

Në përgjigjen drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pas ftesës për takim, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka rikujtuar qëndrimin e shprehur në takimin e 10 korrikut dhe në përgjigjen e datës 3 gusht 2026.

“Për shkak të dallimeve tona programore dhe konceptuale, Partia Demokratike e Kosovës do ta ushtrojë përgjegjësinë e saj në opozitë, brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e PDK-së.

Nga kjo parti kanë deklaruar se do të vazhdojnë të japin kontribut për forcimin e demokracisë, mbrojtjen e interesit shtetëror dhe përfaqësimin e qytetarëve përmes punës parlamentare.

PDK-ja i ka kërkuar Kurtit që, në përputhje me afatin e përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të ndërmarrë hapat e nevojshëm për përmbylljen e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe hapjen e rrugës për formimin e institucioneve të reja.

“Partia Demokratike e Kosovës do të japë kontributin e saj për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në fund të përgjigjes.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram