Monday, August 10, 2026
HomeLajmeKosovëQytetari nga Gjakova dorëzon në Polici zarfin me 3,800 euro të gjetura

Qytetari nga Gjakova dorëzon në Polici zarfin me 3,800 euro të gjetura

Një qytetar nga Gjakova ka dhënë një shembull të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, pasi ka dorëzuar në Polici një zarf me 3,800 euro, të cilin bashkëshortja e tij e kishte gjetur në një institucion publik.

Më 6 gusht 2026, në Stacionin Policor në Gjakovë, qytetari I. Fetahu ka dorëzuar zarfin me paratë, me qëllim që ato t’i ktheheshin pronarit.

Pas procedurave të verifikimit dhe hetimeve të zhvilluara nga Policia, është konstatuar se shuma prej 3,800 eurosh ishte raportuar si e humbur më 4 gusht nga pronari i saj.

Pas konfirmimit të pronësisë, paratë i janë kthyer pronarit legjitim.

Policia e Kosovës ka falënderuar familjen Fetahu për ndershmërinë dhe bashkëpunimin me institucionet e rendit, duke e vlerësuar rastin si një shembull pozitiv të përgjegjësisë qytetare.

Ngjarja, sipas Policisë, tregon rëndësinë e bashkëpunimit të qytetarëve me institucionet dhe respektimit të vlerave të ndershmërisë në shoqëri.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram