Tre persona me prejardhje nga një familje nga Komogllava e Ferizajt kanë humbur jetën në një aksident tragjik në rajonin e Regensburgut në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova.
Për humbjen e tyre ka reaguar edhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, i cili ka shprehur ngushëllime për familjet dhe të afërmit e viktimave.
“Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të tre bashkatdhetarëve tanë që humbën jetën tragjikisht në aksidentin e djeshëm në rajonin e Regensburgut në Gjermani. Në këto momente të rënda, bashkëndjej me dhimbjen e familjeve dhe të afërmve të tyre. U prehshin në paqe”, ka shkruar Konjufca.

