Tuesday, June 16, 2026
HomeLajmeKosovëDëshmitari i ZPS-së: Nuk kam njohuri për çështjen në fjalë

Dëshmitari i ZPS-së: Nuk kam njohuri për çështjen në fjalë

Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës po vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët” për administrimin e drejtësisë, ku ekipet e mbrojtjes filluan pyetjet e tyre për Dëshmitarin 7.

Ky dëshmitar dëshminë e tij nën masa mbrojtëse e kishte nisur më 27 shkurt, në ditën e hapjes së gjykimit.

Pasi Prokuroria përfundoi marrjen në pyetje të dëshmitarit, me kundërpyetje ka vijuar mbrojtja e Hashim Thaçit, e përfaqësuar nga avokatja Sophie Menegon.

Dëshmitari, i cili është pjesë e stafit të Prokurorisë, u pyet nga avokatja për njohuritë që ka lidhur me këtë çështje gjyqësore. Ai deklaroi se nuk ka lexuar dosjen e Prokurorisë dhe atë të mbrojtjes në këtë rast.

Megjithatë, theksoi se ka qasje në të gjitha dokumentet e kësaj çështjeje, si dhe në dokumentet e rastit të Thaçit për krime lufte.

Pas kësaj, me kërkesë të avokates Menegon, seanca kaloi në pjesë private për publikun.

Pas kalimit të seancës private në publike dëshmitari deklaroi se janë kryer disa hetime lidhur me këtë vepër penale.

Sipas tij, të gjitha këto hetime lidhen me rastet e Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

“Kishim disa hetime për pengim të drejtësisë. Nuk e dija sa çështje do të përfundonin konkretisht për pengim të drejtësisë. Në përfundim, patëm vetëm tre raste dhe nuk mund t’ua tregoj se sa burime u përdorën për çështjet 10, 11 apo 12. Të gjitha ishin të lidhura me çështjen 06”, tha dëshmitari.

Ai pohoi gjithashtu se dëshmitarët e çështjes 06 kontaktoheshin rregullisht nga ZPS-ja për të qëndruar të informuar mbi ecurinë e rastit për krime lufte.

“E saktë”, konfirmoi dëshmitari.

Tutje dëshmitari deklaroi se Rrustem Mustafa dhe Bislim Zyrapi janë intervistuar lidhur me ndërhyrjen e pretenduar në këtë rast.

“A është e saktë që Rrustem Mustafa dhe Bislim Zyrapi janë intervistuar nga ZPS-ja lidhur me këtë ndërhyrje?”, e pyeti avokatja e Thaçit, Sophie Menegon.

Dëshmitari konfirmoi: “Po, jam në dijeni”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram