Thursday, November 12, 2026

Diplomacia parlamentare, në fokus të takimit Malaj–Lushaku-Sadriu

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, i shoqëruar nga Ministrja Këshilltare, znj. Pranvera Teli, zhvilloi një takim me Kryetaren e Komisionit Parlamentar për Integrimin Evropian në Kuvendin e Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu.

Biseda u përqendrua te rëndësia e diplomacisë parlamentare si një instrument i rëndësishëm për avancimin e agjendave evropiane të Shqipërisë dhe Kosovës.

Gjithashtu, u diskutuan mundësitë për projekte konkrete dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet komisioneve parlamentare homologe të të dy vendeve, me fokus të veçantë procesin e integrimit evropian.

“Shqipëria dhe Kosova kanë shumë për t’i ofruar dhe mbështetur njëra-tjetrës në këtë rrugëtim. Koordinimi, shkëmbimi i përvojave dhe bashkërendimi i përpjekjeve janë thelbësore për përballimin e sfidave dhe përmbushjen e synimit tonë të përbashkët: anëtarësimin në familjen e madhe evropiane. Bashkëpunim më i ngushtë, zë më i fuqishëm dhe një perspektivë e përbashkët evropiane!”, njofton Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram