Friday, August 14, 2026
HomeLajmeKosovëNjë person humb jetën në aksident trafiku në Lipjan

Një person humb jetën në aksident trafiku në Lipjan

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Gracë e Vogël të Lipjanit.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur më 13 gusht, rreth orës 10:00, dhe në të janë përfshirë dy vetura.

Si pasojë e përplasjes, një mashkull kosovar ka vdekur në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Ndërkohë, dy persona të tjerë, një mashkull dhe një femër, kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Në vendin e aksidentit kanë dalë njësitë relevante policore, ekipi mjekësor dhe prokurori kujdestar.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram