Friday, April 17, 2026
HomeLajmeKosovëPrebreza e Veliu diskutojnë për menaxhim të deponive në Fushë Kosovë

Prebreza e Veliu diskutojnë për menaxhim të deponive në Fushë Kosovë

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, bashkë me Drejtorin e Shërbimeve Publike, Izja Mjeku, pritën në takim Kryeshefin Ekzekutiv të Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK), Dardan Veliu, së bashku me stafin e tij.

Në këtë takim u zhvillua një diskutim konstruktiv lidhur me bashkëpunimin institucional ndërmjet Komunës së Fushë-Kosovës dhe KMDK-së, me theks të veçantë në menaxhimin e qëndrueshëm të deponive, përmirësimin e shërbimeve mjedisore dhe adresimin e sfidave që lidhen me trajtimin e mbeturinave.

“Komuna e Fushë-Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit me institucionet relevante, me qëllim të avancimit të standardeve mjedisore dhe ofrimit të shërbimeve më cilësore për qytetarët”, njofton Komuna e Fushë Kosovës.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKomunaFusheKosoves%2Fposts%2Fpfbid02cvMwraVT4Ks21cJhno18uyQBhM8fZnaujK62rp8uqDyXBTyJBmTpDCUgSL1XChrtl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments