Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, bashkë me Drejtorin e Shërbimeve Publike, Izja Mjeku, pritën në takim Kryeshefin Ekzekutiv të Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK), Dardan Veliu, së bashku me stafin e tij.
Në këtë takim u zhvillua një diskutim konstruktiv lidhur me bashkëpunimin institucional ndërmjet Komunës së Fushë-Kosovës dhe KMDK-së, me theks të veçantë në menaxhimin e qëndrueshëm të deponive, përmirësimin e shërbimeve mjedisore dhe adresimin e sfidave që lidhen me trajtimin e mbeturinave.
“Komuna e Fushë-Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit me institucionet relevante, me qëllim të avancimit të standardeve mjedisore dhe ofrimit të shërbimeve më cilësore për qytetarët”, njofton Komuna e Fushë Kosovës.

