By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Treni i natës për në Siçili: Treni i fundit evropian që “hip” me traget
November 1, 2025
Zgjerimi i paketave turistike rrit kohëqëndrimin e turistëve në Berat, interes për turizmin natyror e të aventurës
November 1, 2025
Tërheqja ushtarake amerikane: A është e sigurt krahu lindor i NATO-s?
November 1, 2025
Ukraina shkatërron tre linja të tubacionit strategjik rus në rajonin e Moskës
November 1, 2025
Reuters: Ukraina dërgoi një grup forcash speciale për të luftuar në Pokrovsk
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zelensky, Berlinit: Nëse keni tanke Leopard, na i jepni
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Zelensky, Berlinit: Nëse keni tanke Leopard, na i jepni
Ballina 2Rajon / Botë

Zelensky, Berlinit: Nëse keni tanke Leopard, na i jepni

Kosova Times
Last updated: 2023/01/20 at 3:03 PM
Kosova Times Published January 20, 2023
Share
SHARE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje të hapur Berlinit që t’i dërgojë tanke Ukrainës.

Thirrja e tij u bë para se aleatët e Perëndimit të mblidhen në bazën ushtarake amerikane Ramstein, në jug të Gjermanisë, për të diskutuar për fazat e ardhshme të ndihmës.

Shtetet e Bashkuara dhe kombet evropiane veçse janë zotuar se do t’i ndihmojnë Kievit me më shumë pajisje për të luftuar pushtimin rus.

Ndaj Berlinit sa shkon e rritet presioni për të dhënë leje që të transportohen në Ukrainë tanket e modelit Leopard.

“Nëse keni tanke Leopard, na i jepni neve”, ka thënë Zelensky për televizionin publik gjerman.

“Këta Leopard nuk do të shkojnë në Rusi. Ne jemi duke e mbrojtur veten”, ka thënë ai, si shenjë e kritikës ndaj qasjes hezituese të Qeverisë gjermane.

Zyrtarët e mbrojtjes nga më shumë se 50 shtete pritet të mblidhen në Ramstein, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe disa shtete evropiane janë zotuar për ofrim të më shumë pajisjeve për t’i ndihmuar Ukrainës që zmbrapsë ndonjë ofensive eventuale ruse.

Pas 11 muajve të nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, zyrtarët ushtarakë të NATO-s besojnë se Moska është duke planifikuar ofensivë të re në pranverë.

Mbretëria e Bashkuar, po ashtu, ka ofruar dërgimin e 14 tankeve luftarake në Ukrainë, mirëpo Kievi dëshiron më shumë.

Si vend prodhues, Gjermania duhet të japë leje para se shtetet sikurse Polonia dhe Finlanda, t’i nisin tanket Leopard që i kanë në dispozicion.

Megjithatë, zëvendësministri i Jashtëm polak, Pawel Jablonski, ka paralajmëruar të premten se Varshava mund të marrë veprime jashtë standardit, nëse ekziston rezistencë e ashpër nga Berlini.

Një këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes në Kiev, ka thënë të premten se aleatët e Ukrainës përballen me “zgjidhje të thjeshtë”.

“Tanket për Ukrainën janë tanke për lirinë”, ka thënë Yuriy Sak për transmetuesin britanik, BBC.

Nëse nuk na dërgohen këto tanke, shtetet tjera një ditë “mund t’i përdorin vetë” kundër Moskës, ka paralajmëruar ai.

Berlini ka thënë këtë javë se vendimi për tanket Leopard është kushtëzuar me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të dërguar tanket Abrams, diçka që Uashingtoni nuk planifikon ta bëjë.

Mirëpo, ministri i ri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka thënë se nuk është në dijeni të kushteve të tilla.

Në mbrëmjen e së enjtes, Gjermania ka thënë se pozicioni i saj do të jetë më i qartë në orët e ardhshme, ka raportuar agjencia e lajmeve AFP.

Zelensky e ka kritikuar disa herë rezistencën e Berlinit për të dërguar tanke, ashtu sikurse sugjerimet se ShBA-ja dhe Gjermania planifikojnë të dërgojnë tanke vetëm nëse shtetet tjera veprojnë njëjtë.

“Nuk mendoj se kjo është strategjia e duhur”, ka thënë Zelensky, duke bërë thirrje për marrjen e vendimeve “të fuqishme” të premten.

Gjenerali i pensionuar i ushtrisë amerikane, David Petraeus, ka thënë se ekzistojnë dyshime të bazuara në Uashington sa i përket dërgimit të tankeve Abrams në Ukrainë, sepse ato vështirë mirëmbahen dhe kanë një turbinë reaktive.

Ai i ka thënë BBC-së se është e domosdoshme që secili donacion perëndimor të bëhet “mjaftueshëm herët, në mënyrë që ushtarët ukrainas të mund të trajnohen”.

Rusia, në anën tjetër, ka paralajmëruar shtetet e Perëndimit për dërgimin e tankeve në Ukrainë, duke thënë se diçka e tillë përbën përshkallëzim “jashtëzakonisht të rrezikshëm” të konfliktit.

Të enjten, Shtetet e Bashkuara kanë prezantuar ndihmën ushtarake në vlerë të 2.5 miliardë dollarëve.

Në total, Shtetet e Bashkuara kanë ndarë 27 miliardë dollarë si ndihmë për Ukrainën, prej kur Moska ka nisur luftën në shkurt të vitit të kaluar.

Tanket nuk janë pjesë e paketës së ndihmës, mirëpo Petangoni ka premtuar dërgimin e pajisjeve tjera si Bradley, Stryker, Avenger e tjera.

Ky njoftim pasoi zotimin e nëntë kombeve evropiane se do të ofrojnë më shumë ndihmë për Kievin.

Aty përfshihen:

  • Mbretëria e Bashkuar – 600 raketa Brimstone
  • Danimarka – 19 pajisje obusë të llojit francez
  • Estonia – obusë, municion, pajisje mbështetëse, lansues granatash
  • Letonia – sisteme Stinger, dy helikopterë dhe dronë
  • Lituania – armë kundërajrore dhe dy helikopterë
  • Polonia – armë kundërajrore S-60 dhe 70.000 copë municioni
  • Republika Çeke – municion, obusë dhe pajisje APC
  • Holanda – ndihma pritet të bëhet publike të premten

You Might Also Like

Tërheqja ushtarake amerikane: A është e sigurt krahu lindor i NATO-s?

Ukraina shkatërron tre linja të tubacionit strategjik rus në rajonin e Moskës

Reuters: Ukraina dërgoi një grup forcash speciale për të luftuar në Pokrovsk

Mesazhi i ministrit të jashtëm spanjoll dhe njohja që bëri jehonë në Meksikë

Kaos i plotë në Tanzani pas zgjedhjeve: Luftë midis qytetarëve dhe ushtrisë, më shumë se 700 të vrarë

Kosova Times January 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rasti i vdekjes në Lipjan, mbahet seanca dëgjimore ndaj policëve

Kosova Times Kosova Times July 9, 2025
Komuna plotëson kërkesën e punëtorëve teknikë të Prishtinës, ua rrit pagat në 400 euro
Zgjedhjet më 9 shkurt, a është e gatshme KQZ-ja?
Tortë me mjedër: Një ëmbëlsirë e thjeshtë që piqet ndërkohë që merreni me gjëra më të rëndësishme
Moti në Shqipëri i kthjellët në pjesën më të madhe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?