Monday, August 17, 2026
HomeLajmeKosovëVozitësi godet katër vetura dhe një polic në Malishevë, disa persona të...

Vozitësi godet katër vetura dhe një polic në Malishevë, disa persona të lënduar

Një zyrtar policor ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa pesë persona të tjerë kanë pranuar trajtim mjekësor pas një aksidenti të trafikut në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur më 16 gusht, rreth orës 20:20, kur një vozitës dyshohet se për shkak të shpejtësisë së madhe, ka goditur katër vetura dhe më pas edhe zyrtarin policor, i cili ishte duke rregulluar komunikacionin.

Si pasojë e aksidentit, polici ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa edhe pesë qytetarë të tjerë kanë pranuar trajtim mjekësor.

Vozitësi i dyshuar është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram