Monday, August 17, 2026
HomeLajmeE RËNDË në Durrës, makina “ngre në ajër” këmbësorin, nga vijat e...

E RËNDË në Durrës, makina “ngre në ajër” këmbësorin, nga vijat e bardha përfundon në trotuar, detajet e para

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në zonën e plazhit të Durrësit ku bëhet me dije se një taksi ka përplasur një këmbësor. 

Burimet bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Plazhit, në lagjen 13 të Durrësit, ku këmbësori thuhet se është përplasur nga një taksi, teksa kalonte te vijat e bardha.Nga përplasja e fortë thuhet se këmbësori i cili thuhet se është rreth të 60-ve ka përfunduar në trotuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë autoritetet të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit. Ndërsa thuhet se i plagosuri është transportuar me autoambulancë drejt spitalit. Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë pritet që të dalin detaje të reja në vijim e të kemi një reagim zyrtar nga ana e Policisë së Durrësit./https://newsbomb.al/

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram