Tuesday, August 18, 2026
HomeEkonomiMurati: Buxheti për komunat në vitin 2027 do të tejkalojë 900 milionë...

Murati: Buxheti për komunat në vitin 2027 do të tejkalojë 900 milionë euro

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se buxheti i ndarë për komunat e Kosovës në vitin 2027 pritet të arrijë në 907 milionë euro.

Murati ka njoftuar se Ministria e Financave javën e kaluar ka lëshuar qarkoren e dytë buxhetore për komunat, përmes së cilës janë përcaktuar kufijtë buxhetorë për secilën komunë.

Sipas tij, rritja e buxhetit për komunat është mundësuar nga rritja e të hyrave buxhetore gjatë viteve të fundit.

“Falë performancës së jashtëzakonshme të të hyrave buxhetore përgjatë viteve të fundit, është krijuar hapësira fiskale për rritje të vazhdueshme të buxhetit që u ndahet komunave”, ka shkruar Murati.

Ai ka krahasuar shumën e planifikuar për vitin 2027 me atë të vitit 2021, kur, sipas tij, buxheti për komunat ishte 546 milionë euro.

“Nga 546 milionë euro sa e kishim gjetur në vitin 2021, buxheti i ndarë për komunat do të shkojë në 907 milionë euro në vitin 2027”, ka deklaruar Murati.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram