Wednesday, August 19, 2026
HomeLajmeKosovëParaqiti pasaportë belge që s’ishte e tij, iraniani dërgohet në azil

Paraqiti pasaportë belge që s’ishte e tij, iraniani dërgohet në azil

Një rast i keqpërdorimit të dokumentit është raportuar të martën në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Sipas raportit policor, një person i dyshuar, gjatë kontrollit ka prezantuar një pasaportë të lëshuar nga Belgjika, për të cilën dyshohet se nuk i përkiste atij.

“Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se dokumenti nuk ishte i tij. Ai ka deklaruar se është shtetas iranian dhe se nuk posedon dokument tjetër identifikues”, thuhet në raport.

Sipas policisë, gjatë intervistimit i dyshuari ka deklaruar se ndihet i rrezikuar në shtetin e tij.

Pas përfundimit të procedurave fillestare, i dyshuari është dërguar në Zyrën e Migracionit për vazhdimin e procedurave lidhur me kërkesën për azil.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram