Tuesday, August 25, 2026
HomeLajmeKosovëPDK dhe Aleanca edhe sot kërkojnë zhbllokimin e konstituimit të Kuvendit

PDK dhe Aleanca edhe sot kërkojnë zhbllokimin e konstituimit të Kuvendit

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë kërkuar sërish vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, teksa kanë akuzuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për bllokimin e procesit të krijimit të institucioneve të reja.

Në aktivitetin e mbajtur para ndërtesës së Qeverisë, përfaqësues të PDK-së thanë se moskonstituimi i Kuvendit po ndikon drejtpërdrejt te qytetarët dhe komunat, duke penguar trajtimin e çështjeve dhe projekteve me rëndësi.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, kërkoi që Kurti dhe ministrat e tij të kthehen në Kuvend për t’i hapur rrugë konstituimit të institucioneve.

Edhe deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, e akuzoi Kurtin për pengimin e konstituimit të Kuvendit, duke thënë se deputetëve po u pamundësohet ushtrimi i mandatit të fituar nga qytetarët.

PDK dhe AAK kanë përsëritur kërkesën për kthimin e kushtetutshmërisë dhe zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram