Thursday, August 27, 2026
HomeLajmeVdes Ratko Mlladiq, ish-gjenerali serb i dënuar për gjenocid

Vdes Ratko Mlladiq, ish-gjenerali serb i dënuar për gjenocid

Ratko Mlladiq, ish-gjenerali i serbëve të Bosnjës, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime të tjera lufte gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë, ka vdekur në qendrën e paraburgimit të Kombeve të Bashkuara në Hagë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka raportuar televizioni serb Informer, ndërsa më pas e ka konfirmuar edhe transmetuesi shtetëror serb RTS, raporton Reuters.

Mlladiq po vuante dënimin me burgim të përjetshëm për rolin e tij në luftën e viteve 1992–1995 në Bosnjë e Hercegovinë, gjatë së cilës u kryen disa nga krimet më të rënda të luftës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ai ishte dënuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram