Thursday, August 27, 2026
HomeLajmeKosovëI caktohet paraburgimi burrit që shkaktoi vdekjen e gruas së tij 80-vjeçe

I caktohet paraburgimi burrit që shkaktoi vdekjen e gruas së tij 80-vjeçe

I është caktuar masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të dyshuarit B.D., i cili dje shkaktoi vdekjen e bashkëshortes së tij, viktimës L.D., 80-vjeçare në shtëpinë e tyre të banimit në Prizren.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, më datë 26.08.2026, rreth orës 00:05, në Prizren, në shtëpinë e tij familjare, i dyshuari, B.D., pas një fjalosjeje me bashkëshorten e tij, viktimën me inicialet L.D., e ka sulmuar fizikisht atë, dhe e ka goditur dhe përplasur disa herë kokën e viktimës në tokë, me ç’rast ajo ka pësuar lëndime të shumta në kokë dhe pjesë të tjera të trupit. Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në komunikatën për media të Prokurorisë Themelore në Prizren.

Poashtu, pas ngjarjes B.D., ka tentuar të fshijë gjurmët e ngjarjes, dhe më pas ka njoftuar familjarët për rastin.

Trupi i pajetë i viktimës dje ishte dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim mjekoligjor. Ndërkaq, i dyshuari B.D. ishteintervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ishte ndaluar për 48 orë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram