Thursday, August 27, 2026
HomeLajmeKosovëKGJK zgjedh Afërdita Bytyqin zëvendëskryesuese të Këshillit

KGJK zgjedh Afërdita Bytyqin zëvendëskryesuese të Këshillit

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka zgjedhur gjyqtaren e Gjykatës së Apelit dhe anëtaren e KGJK-së, Afërdita Bytyqi, në pozitën e zëvendëskryesueses së Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Zgjedhja e Bytyqit është bërë të enjten, më 27 gusht 2026, gjatë takimit të 371-të të KGJK-së.

Me këtë vendim, Bytyqi do të ushtrojë detyrën e zëvendëskryesueses së institucionit, krahas angazhimit të saj si gjyqtare në Gjykatën e Apelit dhe anëtare e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Në mbledhjen e së enjtes Këshilli Gjyqësor pritet ta shqyrtojë edhe kërkesën e ushtrueses së detyrës së presidentes për t’i trajtuar dorëheqjet e gjyqtarëve serbë të deponuara në fund të vitit 2022, si edhe njoftimin e gjyqtarëve për tërheqjen e këtyre dorëheqjeve. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram