Wednesday, October 21, 2026
HomeLajmeKosovëKryeministri Kurti merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit

Kryeministri Kurti merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot udhëtoi drejt Malit të Zi, ku do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e Procesit të Berlinit, njofton Kryeministria.

Sipas njoftimit, në kuadër të Samitit, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime bilaterale me drejtues dhe përfaqësues institucionesh ndërkombëtare, sikurse me zyrtarë të lartë dhe krerë shtetesh.

Më herët, Ambasada Gjermane në Prishtinë përmes një postimi në Facebook ka vënë në pah rëndësinë e Procesit të Berlinit për forcimin e bashkëpunimit rajonal. Sipas ambasadës, synimi i qartë i Gjermanisë është që të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor të afrohen me anëtarësimin në BE.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram