Thursday, August 27, 2026
HomeLajmeKosovëNesër organizohet vizitë te varri masiv në Kalludër për të kujtuar të...

Nesër organizohet vizitë te varri masiv në Kalludër për të kujtuar të zhdukurit

Nesër duke filluar nga ora 12:00 do të organizohet një vizitë në lokacionin e varrit masiv në Kalludër të Zubin Potokut, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë.

“Me rastin e 30 gushtit – Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Instituti për Mjekësi Ligjore, në bashkëpunim me shoqatat e familjeve të personave të zhdukur, organizojnë një vizitë në lokacionin e varrit masiv në Kalludër, Komuna e Zubin Potokut”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, kjo vizitë zhvillohet në shenjë nderimi për viktimat e zhdukjeve me forcë dhe solidariteti ndaj familjeve të personave të zhdukur.

“Ky aktivitet organizohet në frymën e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe në partneritet me shoqatat e familjeve të personave të zhdukur, duke vlerësuar kontributin dhe bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm në procesin e kërkimit dhe zbardhjes së fatit të personave të zhdukur”, vazhdon njoftimi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram