Friday, August 28, 2026
HomeLajmeKosovëMustafa: Albin Kurti të kthehet në Kuvend

Mustafa: Albin Kurti të kthehet në Kuvend

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka thënë se Albin Kurti i ka marrë peng institucionet e Kosovës.

Mustafa, në një konferencë për media në Kuvendin e Kosovës, u shpreh se nuk do ta lejojnë prishjen e rendit kushtetues në vend.

“Sot është dita e 20-të prej kur Kosova ka dalë jashtë rendit kushtetutës. Sot në Kosovë nuk mbizotëron rendi ligjor. Sot institucionet e Kosovës i ka marrë peng, një njeri që ka marrë votën e qytetarëve për të punuar në këtë vend, mirëpo atë votë po e shfrytëzon për të penguar funksionimin normal të institucioneve”, shtoi Mustafa.

Ai tha se deputeti Kurti duhet të kthehet në Kuvend sa më parë, sepse durimi i qytetarëve dhe partive opozitare nuk do të jetë i pafund karshi kësaj situate.

“Ne cdo ditë jemi edhe para ndërtesës së Qeverisë për t’i kërkuar kthimin në Kuvend dhe konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Po bëjmë aktivitete në mënyrë paqësore, në mënyrë të qetë për t’i përcjellë mesazhin e qartë”, theksoi deputeti i PDK-së, Arben Mustafa.

Mustafa tha se prania e përfaqësuesve të Ambasadës së SHBA-ve dhe Zyrës së BE-së është lajm i mirë, sepse nuk është në interesin e askujt që ia do të mirën shtetit të Kosovës, ta shohë tek prishet rendi kushtetues dhe institucional cdo ditë.

“Në seancë kishim prezentë përfaqësues të Ambasadës amerikane dhe Zyrës së BE-së në Kosovë. Është një lajm i mirë, sepse alarmi për krizën kushtetuese dhe institucionale ka arritur të ngjallë vëmendjen më konkrete edhe të ambasadës amerikane, edhe të Zyrës së BE-së. Shteti i Kosovës është një investim i përbashkët i qytetarëve të Kosovës dhe i aleatëve tanë ndërkombëtarë”, tha Mustafa. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram