Friday, August 28, 2026
HomeLajmeKosovëKonjufca shpallet i pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Konjufca shpallet i pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka liruar nga akuza ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës,tani ministër në detyrë i Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufcën, i cili akuzohej për veprën penale “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Sipas aktgjykimit të publikuar më 28 gusht, Konjufca është liruar nga akuza në bazë të nenit 363, paragrafi 1, nënparagrafi 1, pika 3 të Kodit të Procedurës Penale.

“Glauk Konjufca, me të dhënat personale si në shkresat e lëndës, lirohet nga akuza”, u tha në aktgjykim.

Ndryshe rasti ka të bëjë me ngjarjet e 10 gushtit 2016, kur gjatë një seance plenare ishte hedhur gaz lotsjellës brenda sallës së Kuvendit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram