Monday, August 31, 2026
HomepafilterAKP diskuton pronat e ndërmarrjeve shoqërore jashtë Kosovës

AKP diskuton pronat e ndërmarrjeve shoqërore jashtë Kosovës

Prishtinë, Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e rregullt në të cilën u shqyrtuan dhe u miratuan një sërë vendimesh me rëndësi për përmbushjen e mandatit të saj.

“Bordi diskutoi për pronat e Ndërmarrjeve shoqërore (NSh) që ndodhen jashtë territorit të Kosovës dhe kontestet gjyqësore që ndërlidhen me to dhe vendosi që në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të zgjeroj bashkëpunimin me shtetet ku ndodhen këto asete. Bordi diskutoi edhe për asetet jothelbësore të N.Sh. “Trepça”, të cilat sipas Ligjit për Trepça ShA kanë mbetur nën menaxhim të  AKP-së”, thuhet në komunikatën e AKP-së.

Bordi po ashtu aprovoi Shtojcën e Rregullores për Ndërmarrjet në Administrim Direkt, përkatësisht Rregulloren për NSh “Inex Sharr Pllanina” – Brezovicë dhe po ashtu emëroi 7 anëtarë të Bordit të përkohshëm të kësaj ndërmarrje.

“Sa i përket shitjeve me tender publik, Bordi sipas kërkesave të Komunave Skenderaj dhe Obiliq largoi 3 asete, sipas kërkesës së Ministrisë së Bujqësisë Bordi largoi 90 asete – të gjitha këto sipas kërkuesve për interes të përgjithshëm publik. Bordi po ashtu largoi 1 aset sipas kërkesës së një pale, pasi që e njëjta ishte në trajtim për shitje direkte. Ndërsa, sa i përket procesit të shitjeve direkte, Bordi shqyrtoi  raporte fillestare rekomanduese me rezultatet si në vijim: 4 kërkesa u aprovuan për procedurë të mëtutjeshme dhe 11 kërkesa u refuzuan. Po ashtu u miratuan 13 raporte përfundimtare të shitjes direkte, në të cilat është aprovuar çmimi i shitjes dhe është autorizuar vazhdimi me procedurat e përmbylljes së shitjes”, thuhet në komunikatën e AKP-së.

Në këtë mbledhje Bordi refuzoi 3 kërkesa për blerjen e banesave të NSh-ve, pasi që të njëjtat nuk e kanë dokumentuar mjaftueshëm kërkesën dhe kësisoj nuk i plotësonin kushtet ligjore për aprovim.

Sipas kërkesës, Bordit iu paraqit Raporti informues mbi rezultatet e verifikimit të Grupit I të aseteve të lëshuara me qira, lidhur me evidentimin e rasteve eventuale të nën-qiradhënies dhe Raportin informues mbi rezultatet e verifikimit të Grupit I të aseteve – tokave bujqësore të lëshuara me qira – evidentimi i ndërtimeve eventuale me material të fortë.

Në fushën e likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore, Bordi miratoi shpërndarjen e mjeteve për kreditorët e NSh-ve si në vijim: 1) NSh “Hotel Mineral”, GJI091 në shumë prej 17,302.00 € për 1 kreditor, 2) NSh “Ramiz Sadiku”, PRN035 në shumë prej 6,809.67 Euro për tre (3) kreditor.

Lidhur me procedurën e arbitrazhit UNCITRAL – Rasti nr. AC-II-25-0001 ndërmjet NR Agro Kosova Holding Sh.P.K. dhe Q.M.I. – Qendra e Mobileve Italiane Sh.P.K. kundër AKP-së, Bordi aprovoi angazhimi i dy eksperteve për nevoja të mbrojtjes së AKP-së. Bordi po ashtu vendosi për angazhim të një eksperti ligjor për draftimin e strategjisë për transformimin e AKP-së dhe aktivitetet të tjera që ndërlidhen me transformimin.

“Agjencia Kosovare e Privatizimit mbetet e përkushtuar që, në përputhje me mandatin e saj ligjor, të avancojë proceset e transformimt, likuidimit dhe administrimit të aseteve shoqërore në mënyrë transparente, profesionale dhe në funksion të mbrojtjes së interesit publik”, thuhet në komunikatën e AKP-së.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram