Monday, August 31, 2026
HomeLajmeKosovëKSHLM hap thirrje për ekspertë vendorë

KSHLM hap thirrje për ekspertë vendorë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (KSHLM) ka hapur thirrjen publike për angazhimin e ekspertëve vendorë për vlerësimin e aplikacioneve të programeve për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe punonjësve arsimorë.

Sipas njoftimit të ministrisë, ekspertët e përzgjedhur do të angazhohen në ekipe për vlerësimin profesional të aplikacioneve, në bazë të fushave dhe niveleve përkatëse të arsimit parauniversitar. Procesi do të zhvillohet në përputhje me Udhëzimin Administrativ Nr. 12/2023 për kriteret dhe procedurat e aprovimit të programeve për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe punonjësve arsimorë.

Të drejtë aplikimi kanë mësimdhënësit, drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e institucioneve edukative-arsimore dhe aftësuese (IEAA), si dhe ekspertë të tjerë të fushës së arsimit që i plotësojnë kriteret e përcaktuara në thirrje.

Kandidatët mund të aplikojnë në një ose më shumë nga fushat e ekspertizës, përfshirë: edukimin në fëmijërinë e hershme; mësimdhënien dhe nxënien; menaxhimin dhe sigurimin e cilësisë së IEAA; vlerësimin e nxënësve; gjithëpërfshirjen në IEAA; arsimin dhe aftësimin profesional dhe arsimin e të rriturve (AAPARr); zhvillimin e kompetencës digjitale.

Aplikimi është i hapur nga 31 gusht deri më 11 shtator 2026.

Kandidatët duhet të dorëzojnë formularin e plotësuar dhe të nënshkruar të aplikimit, CV-në e përditësuar, si dhe deklaratën e nënshkruar për konfliktin e interesit dhe ruajtjen e konfidencialitetit.

Dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet në pliko të mbyllur në Arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në zyrën nr. 04, në katin përdhes, brenda orarit të rregullt të punës.

Në pliko duhet të shënohet: “Aplikim për ekspert për vlerësimin e programeve të ZHPM – KSHLM”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram