By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin
January 10, 2026
Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?
January 10, 2026
Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë
January 10, 2026
Hynë me forcë në një ndeshje futbolli dhe vranë njerëz në fushë
January 10, 2026
Hibridet u përgjigjen zakoneve të reja të mysafirëve
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ukraina arreston mësuesit rusë në territoret e rimarra nga Moska
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ukraina arreston mësuesit rusë në territoret e rimarra nga Moska
Rajon / Botë

Ukraina arreston mësuesit rusë në territoret e rimarra nga Moska

Kosova Times
Last updated: 2022/09/13 at 5:05 PM
Kosova Times Published September 13, 2022
Share
SHARE

Autoritetet ukrainase kanë arrestuar një numër të paspecifikuar të mësuesve rusë, të cilët u zhvendosën në qytetet ukrainase kur Rusia mori kontrollin e tyre pas nisjes së pushtimit në fund të shkurtit.

Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk, tha më 12 shtator se mësimdhënësit, të cilët erdhën në Ukrainë për të mësuar nxënësit në shkollat lokale ukrainase me kurrikulë ruse, “kanë kryer krime”.

“Sigurisht, gjykata do të vendosë për ndëshkimin e tyre, por në territorin e shtetit tonë janë një numër i madh i qytetarëve rusë të cilët erdhën në territoret e okupuara përkohësisht dhe ata sigurisht që do të përballen me drejtësinë, nëse nuk largohen menjëherë nga shteti ynë”, tha Vereshchuk.

Vereshchuk shtoi se mësuesit e arrestuar rusë nuk do të hyjnë në listën e shkëmbimit të të burgosurve, pasi ata nuk kanë qenë pjesë e formacioneve luftarake.

Më 10 shtator, mediat lokale ukrainase raportuan se një numër i paspecifikuar i mësuesve rusë kanë mbetur në Ukrainë, teksa trupat ruse dhe zyrtarët e emëruar nga Rusia janë larguar nga disa vendbanime në rajonin e Harkivit. Në këtë rajon, forcat ukrainase po rimarrin territorin e humbur në kundërofensivën që po zhvillojnë.

Më herët, ligjvënësi ukrainas, Oleksiy Honcharenko, tha se mësuesit rusë janë arrestuar në qytetin Kupiansk, në rajonin e Harkivit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, më 13 shtator mohoi se në Harkiv të Ukrainës janë arrestuar mësues nga Rusia.

Ndërkaq, ministri rus i Arsimit, Sergei Kravtsov, shtoi se të gjithë mësuesit ukrainas, që kanë bashkëpunuar me autoritetet e emëruar nga Rusia dhe kanë vendosur që të largohen për në Rusi, u është dhënë ndihmë për të bërë një gjë të tillë.

You Might Also Like

Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin

Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?

Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë

Bill Gates i dhuron 8 miliardë dollarë ish-gruas për fondacionin më të madh bamirës në botë

Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë

Kosova Times September 13, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mjetet e klientëve të Bankës Kursimore janë të sigurta pas aksionit policor në veri, thotë banka

Kosova Times Kosova Times May 21, 2024
Ahmeti në takim me ambasadorin turk Ulusoj: Zgjedhjet janë zgjidhje
Mjekë izraelitë nga spitali i njohur botëror vizitojnë Kosovën
Koncert-recital klasik në Teatrin Seminar në Horën e Arbëreshëve
40 vjet nga rënia e dëshmorëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?