Monday, November 9, 2026
HomeLajmeVëllai i Viktor Orban u arrestua nën dyshimin për trafikim me qenie...

Vëllai i Viktor Orban u arrestua nën dyshimin për trafikim me qenie njerëzore

Aron Orbán, vëllai i vogël i ish-kryeministrit hungarez Viktor Orbán, është ndaluar nën dyshimin për trafikim me qenie njerëzore, njoftoi sot në Facebook kryeministri hungarez Peter Magyar.Hungarezi deklaroi se, sipas mediave, Aaron Orban është marrë në paraburgim nga shërbimet kompetente dhe se hetimi është duke vazhduar.

Siç raportoi portali hungarez Portfolio, këtë mëngjes policia kreu një operacion të gjerë në Budapest dhe në disa vende në Qarkun Pest, gjatë të cilit u arrestuan disa persona dhe u kontrolluan shtëpitë e tyre.

Sipas informacioneve jozyrtare, midis të ndaluarve është edhe Aaron Orban, aktivitetet e biznesit të të cilit ishin më parë objekt hetimi.

Konkretisht, sipas raportimeve të mëparshme të medias, kompania e tij regjistroi qytetarë vietnamezë në kurse dy-ditore të ndihmës së shpejtë në Universitetin e Pecs, gjë që mund ta bënte më të lehtë për ta marrjen e vizave Shengen.

Portali gjithashtu pohon se Aaron Orbán ndërhyri në një rast për të përshpejtuar përpunimin e aplikimeve për vizë.

Autoritetet kompetente kanë njoftuar publikimin e detajeve shtesë rreth hetimit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram