2,444 e kanë kaluar me sukses afatin e dytë të Provimit të Maturës Shtetërore 2026.
“Në afatin e dytë, provimit i janë nënshtruar gjithsej 4,433 kandidatë, prej të cilëve 2,444 e kanë kaluar me sukses testin, që përbën 55.1 për qind të numrit të përgjithshëm të kandidatëve”, ka njoftuar Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Arritshmëria mesatare e përgjithshme në test është 43.2 pikë, ndërsa sipas lëndëve është:Gjuhë amtare: 49.3 pikë;Gjuhë angleze: 44.1 pikë; Matematikë: 36.4 pikë;Lënda zgjedhore: 42.9 pikë.
“Gjatë administrimit të testit, 18 kandidatë janë larguar nga provimi për shkak të mosrespektimit të rregullave dhe procedurave të përcaktuara për administrimin e Testit të Maturës Shtetërore”, vazhdon njoftimi.

