Wednesday, September 2, 2026
HomeLajmeKosovëMbi 2 mijë nxënës e kalojnë Provimin e Maturës

Mbi 2 mijë nxënës e kalojnë Provimin e Maturës

2,444 e kanë kaluar me sukses afatin e dytë të Provimit të Maturës Shtetërore 2026.

“Në afatin e dytë, provimit i janë nënshtruar gjithsej 4,433 kandidatë, prej të cilëve 2,444 e kanë kaluar me sukses testin, që përbën 55.1 për qind të numrit të përgjithshëm të kandidatëve”, ka njoftuar Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Arritshmëria mesatare e përgjithshme në test është 43.2 pikë, ndërsa sipas lëndëve është:Gjuhë amtare: 49.3 pikë;Gjuhë angleze: 44.1 pikë; Matematikë: 36.4 pikë;Lënda zgjedhore: 42.9 pikë.

“Gjatë administrimit të testit, 18 kandidatë janë larguar nga provimi për shkak të mosrespektimit të rregullave dhe procedurave të përcaktuara për administrimin e Testit të Maturës Shtetërore”, vazhdon njoftimi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram