Wednesday, September 2, 2026
HomeLajmeKosovëAktakuzë ndaj dy mjekëve dhe nëntë personave tjerë për ryshfet në Vushtrri

Aktakuzë ndaj dy mjekëve dhe nëntë personave tjerë për ryshfet në Vushtrri

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë  ndaj të pandehurve V.R., dhe E.S., për shkak të veprës penale “Marrja e ryshfetit“, ndërkaq ndaj të pandehurve F.V., B.Q., F.Xh., B.G., B.A., K.H., S.N., V.Y., L.K., është ngritur aktakuzë për kryerjen e veprës penale “Dhënia e ryshfetit“

“Sipas kërkesës së prokurorisë mjeku V.R., në gjashtë raste, ndërkaq mjeku E.S., në tri raste, në cilësinë e personit zyrtar – mjekë në spitalin e Vushtrrisë, në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkojnë dhe pranojnë para në shuma të ndryshme në mënyrë që të veprojnë në përputhje me detyrën e tij zyrtare për ofrimin e shërbimeve të trajtimit mjekësor për pacientët”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, nëntë të pandehurit F.V., B.Q., F.Xh., B.G., B.A., K.H., S.N., V.Y. dhe L.K. akuzohen se, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, për vete apo për persona të tjerë, u kanë premtuar, ofruar ose dhënë mjekëve të akuzuar shuma të ndryshme parash, nga 50 deri në 300 euro, si shpërblim për operimin e familjarëve të tyre.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga gjykata që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe t`i dënojë sipas ligjit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram