Wednesday, September 2, 2026
HomeLajmeKosovëHapet njësia e kontrollit nga dogana e policia në aeroportin e Prishtinës

Hapet njësia e kontrollit nga dogana e policia në aeroportin e Prishtinës

Është hapur njësia e përbashkët e kontrollit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ndërmjet Doganës dhe Policisë së Kosovës.

Kjo njësi është hapur me qëllim forcimin e kontrollit të udhëtarëve dhe ngarkesave dhe për rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të paligjshëm.

“Hapja e kësaj njësie shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Doganës dhe Policisë, duke mundësuar koordinim më të drejtpërdrejtë, shkëmbim më efikas të informacionit dhe veprime të përbashkëta në kontrollin e pasagjerëve dhe ngarkesave në aeroport.  Njësia është themeluar në kuadër të Veprimit të Përbashkët BE–UNODC për promovimin e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë përmes masave të synuara të kontrollit kufitar në portet dhe aeroportet e Evropës Juglindore – Faza II, i cili zbatohet nga UNODC me partnerë ndërkombëtarë. Projekti synon forcimin e kapaciteteve të autoriteteve të Ballkanit Perëndimor për parandalimin dhe adresimin e krimit të organizuar, trafikimit të paligjshëm dhe terrorizmit përmes përgjigjeve të koordinuara të institucioneve të zbatimit të ligjit në kufi”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Ceremonia e hapjes u zhvillua me pjesëmarrjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, Policisë së Kosovës përfaqësuar nga Samedin Mehmeti, si dhe përfaqësuesit të UNODC-së,  si dhe kreu Bashkëpunimit i Bashkimit Evropian në Kosovë, Hubert Perr, të cilët së bashku hapën zyrtarisht hapësirat e Njësisë së Përbashkët të Kontrollit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram